Surprise Me!

31% e femijeve jetojne me frike nga dhuna

2018-05-10 3 Dailymotion

Shqipëria renditet në vendet e para të rajonit për dhunën në familje. Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se 1 në 2 gra në vendin tonë preken prej saj.

Në 86% të rasteve dhuna ndodh në sy të fëmijëve, duke i bërë ata dëshmitarë të saj. Sipas ekspertëve, edhe në rastet kur fëmijët nuk dhunohen, ndikimi është negativ.

Si pasojë e prezencës së dhunës në familje, 43% e fëmijëve hasin vështirësi në shkollë, 31% jetojnë me frikë, ndërsa 6% vendosin të largohen nga shtëpia duke qëndruar tek të afërmit. Por ka edhe raste kur fëmijët janë vete pre e dhunës.

Të dhënat flasin për 58% të fëmijve të cilët dhunohen nga një pjesëtar i familjes. Kur dhunohen, fëmijët kërkojnë ndihmë në 86% të rasteve tek prindi, në 39% tek gjyshërit por asnjëherë nuk drejtohen për ndihmë tek policia pavarësisht se denoncimet e dhunës në familje janë rritur vitin e fundit.

Katër mijë raste të dhunës në familje janë denoncuar përgjatë 2017-ës, ndërsa 8 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Buy Now on CodeCanyon